Sot Ilir Meta merr detyrën si President i Republikës së Shqipërisë
Ai është Presidenti i 7-të në hitorinë e vendit.
Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Presidenti në largim Bujar Nishani tek Ilir Meta, i cili vjen nga një karrierë e gjatë politike.
Fillimisht, rreth orës 18: 00, Meta do të bëjë betimin në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend përpara deputetëve të Kuvendit aktual.
Në orën 19: 00 do t’i drejtohet Presidencës për të marrë “çelësat” e zyrës së re. Ai do të pritet nga Nishani në zyrën e Presidentit të Republikës për t’u bërë dorëzimet sipas protokollit dhe më pas do të dalin në sheshin para Presidencës për ceremoninë e rastit.
Të dy presidentët do të mbajnë fjalën para të ftuarve, trupit diplomatik dhe drejtuesve të institucioneve më të larta shqiptare.
Sipas protokollit, Metës do t’i dorëzohet Kushtetuta nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Pasi të jenë kryer të gjitha procedurat e dorëzimit, në mënyrë simbolike Meta do të përcjellë Presidentin në ikje, Bujar Nishani, i cili mësohet se do të zhvendoset në një vilë në zonën e Farkës.
Fill pas kësaj Garda e Republikës kryen parakalimin nderues, kohë kur nga kodrat e liqenit do të dëgjohen 21 të shtëna me top.
Mësohet se në këtë ceremoni Presidenti i ri nuk do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së, por nga vajza, e cila do të mbajë edhe statusin e zonjës së parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Për këtë ceremoni, janë bërë të gjitha pregatitjet si nga ana e protokollit, ashtu edhe nga ana e Bashkisë së Tiranës për të vendosur në bulevardin kryesor dekorin e nevojshëm.
I gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në oborrin e Presidencës janë vendosur edhe podiumet ku do të akomodohen të ftuarit për të ndjekur ceremoninë./shqiptarja/

Esht turp qe nje hajdut te behet President!
– VETTING,
– DEMOKRATIE,
– RECHTSSTAAT,
– ORDNUNG,
– FREIHEIT
– WIRTSCHAFTSSCHWUNG
Eshte Turp dhe Tmerr qe Kapo Mafia Shqiptare te Zgjidhet President.Beni Skanimin Ala Veting njehere ,qe te qetesoni Shpirtrat.
Gjithe kete goxha peshqesh nuk e prisnim prej jush… shoku Taras. Respekt, respekt…
Pa dale, pa dale se sikur mu kujtua nje histori “e vjeter”. Si ishte ajo puna e “kokpalareve” te 21 janarit qe dolen te protestonin gjithe urrejtje
me bllokme hunj ne dore kunder korrupsionit galopant ?Shoku Taras, a mund te na thoni se cili ishte organizatori qe i printe kopese se ne “koklareve” sikur s’na tkurret memorja kollaj ?
Re te zeza po vertiten mbi qiellin shqiptar.
NA RUAJ O ZOT !
21topat, besoj se janë në nderim të 21 janarit, ku u vranë nga shteti 4 demostrues , sepse
rrinn me duar në xhepa dhe kishin syte nga selia e lkryeministrido!!! Bravoooooo
Xyz