Vatër zjarri në kodrat e rrugës së Muzinës në Gjirokastër, rrezikohen banesat e dy fshatrave

Gazeta Dita

Rikthehet rreziku nga zjarri në qarkun e Gjirokastrës. ‘BalkanWeb’ mëson se një vatër zjarri është regjistruar në kodrat e rrugës së Muzinës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa në fshatrat Grapsh dhe Jorgucat.

Ndërkohë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, ndërsa kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Qarku i Gjirokastër ka qenë një ndër zonat e prekura nga zjarri, ku shumë sipërfaqe pyjore janë djegur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *