Rikthehet rreziku nga zjarri në qarkun e Gjirokastrës. ‘BalkanWeb’ mëson se një vatër zjarri është regjistruar në kodrat e rrugës së Muzinës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa në fshatrat Grapsh dhe Jorgucat.
Ndërkohë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, ndërsa kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Qarku i Gjirokastër ka qenë një ndër zonat e prekura nga zjarri, ku shumë sipërfaqe pyjore janë djegur.
