Rama ironizon LSI-në: U bë parti aq e madhe sa plasi. Bëri drejtor bujqësie një masazhator…

Gazeta Dita

Kryeministri Rama ka zhvilluar një diskutim të gjatë me qytetarët në Korçë ditën e sotme duke dëgjuar shqetësimet e tyre. Rama ironizoi fort LSI-në në këtë takim.

Kryeministri tha se ishte një parti e vogël që donte të bëhej e madhe aq sa plasi.

“Ajo ishte një parti e vogël që donte të bëhej e madhe. U bë e madhe aq sa plasi”, tha Rama. Më tej, kryeministri tregoi për një drejtor bujqësie që ishte msazhator.

“Ata vunë një masazhator në bujqësi. Ia hoqën atij që kishte nevojë për masazh dhe e çuan në bujqësi. Kujt do t’i bënte masazh ai? Domateve? Specave? Kastravecëve?”, tha Rama.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *