Kryeministri Rama ka zhvilluar një diskutim të gjatë me qytetarët në Korçë ditën e sotme duke dëgjuar shqetësimet e tyre. Rama ironizoi fort LSI-në në këtë takim.
Kryeministri tha se ishte një parti e vogël që donte të bëhej e madhe aq sa plasi.
“Ajo ishte një parti e vogël që donte të bëhej e madhe. U bë e madhe aq sa plasi”, tha Rama. Më tej, kryeministri tregoi për një drejtor bujqësie që ishte msazhator.
“Ata vunë një masazhator në bujqësi. Ia hoqën atij që kishte nevojë për masazh dhe e çuan në bujqësi. Kujt do t’i bënte masazh ai? Domateve? Specave? Kastravecëve?”, tha Rama.

Ja Te shohim cdo boni ju vetem…
PORTOKALLI.
E beri si bretkosa qe donte te behej ka.
Po ti nuk vure drejtor te AlbPetrolit Beson e Taiwanit? Sikur ti varesh ujkut melcite ne qafe. Po Elvisin ne Kavaje. Termet Pecin ne Tepelene apo ne Lushnje qe ke nje kr.bashkie te droguar?