Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në mbrëmje te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Mësohet se një person është qëlluar dy herë me armë zjarri.
I plagosuri udhëtonte në mjetin me targë AA777RT dhe thuhet se është 24-vjeç.
Informacioni paraprak nga Policia:
Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit.
Mësohet se personi i plagosur quhet Lorenc Hoxha.
