Atentat te “Komuna e Parisit” në Tiranë, emri i të riut të plagosur

Gazeta Dita

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në mbrëmje te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Mësohet se një person është qëlluar dy herë me armë zjarri.

I plagosuri udhëtonte në mjetin me targë AA777RT dhe thuhet se është 24-vjeç.

Informacioni paraprak nga Policia:

Më datë 03.08.2017, në Numrin e Emergjencave 112, rreth orës 19:55, ka ardhur një telefonatë për shkëmbim zjarri në kryqëzimin e Komunës së Parisit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim zjarri midis disa mjeteve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur në shpatull shtetasi L.H., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit.

Mësohet se personi i plagosur quhet Lorenc Hoxha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *