Prokuroria federale gjermane po heton për spiunazh kundër tre shtetasve zviceranë në kuadër të një aferë të turpshme për Konfederatën zvicerane pasi lidhet me evazionin fiskal, njoftoi sot e përditshmja “Süddeutsche Zeitung”.
E kontaktuar nga media, prokuroria nuk ka dashur të komentojë informacionet e publikuara nga gazeta gjermane dhe bashkëpunëtorët e saj të transmetimit publik “NDR” dhe “WDR”. Ministria gjermane e Drejtësisë refuzoi çdo koment.
Ky zhvillim i ri lidhet me arrestimin në maj të Daniel M., një shtetas zviceran 54 vjeç i dyshuar se ka përgjuar për llogari të vendit të tij punën e administratës gjermane në lidhje me llogaritë bankare të shtetasve gjermanë në Zvicër për të anashkaluar taksat. Ai kishte rekrutuar një agjent sekret për të përmbushur misionin e tij në strukturat e brendshme të Tatimeve në North Rhine-Westphalia (perëndim).
Tre shtetasit zviceranë të shënjestruar nga prokuroria janë sipas “Süddeutsche” agjentë të Shërbimit Sekret të Konfederatës (SRC), duke krijuar fërkime të reja gjermano-zvicerane, Berlini ka denoncuar tashmë me forcë veprimet e Daniel M.
