Hetim për përgjime kundër tre shtetasve zviceranë në një aferë për evazion fiskal

Gazeta Dita

Prokuroria federale gjermane po heton për spiunazh kundër tre shtetasve zviceranë në kuadër të një aferë të turpshme për Konfederatën zvicerane pasi lidhet me evazionin fiskal, njoftoi sot e përditshmja “Süddeutsche Zeitung”.

E kontaktuar nga media, prokuroria nuk ka dashur të komentojë informacionet e publikuara nga gazeta gjermane dhe bashkëpunëtorët e saj të transmetimit publik “NDR” dhe “WDR”. Ministria gjermane e Drejtësisë refuzoi çdo koment.

Ky zhvillim i ri lidhet me arrestimin në maj të Daniel M., një shtetas zviceran 54 vjeç i dyshuar se ka përgjuar për llogari të vendit të tij punën e administratës gjermane në lidhje me llogaritë bankare të shtetasve gjermanë në Zvicër për të anashkaluar taksat. Ai kishte rekrutuar një agjent sekret për të përmbushur misionin e tij në strukturat e brendshme të Tatimeve në North Rhine-Westphalia (perëndim).

Tre shtetasit zviceranë të shënjestruar nga prokuroria janë sipas “Süddeutsche” agjentë të Shërbimit Sekret të Konfederatës (SRC), duke krijuar fërkime të reja gjermano-zvicerane, Berlini ka denoncuar tashmë me forcë veprimet e Daniel M.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *