Ngjarja është regjistruar në distriktin Ararias në Indi.
Ura lidhte dy fshatra dhe shumë familje të dëshpëruara po largoheshin nga një fshat për në një fshat tjetër pasi shtëpitë e tyre ishin rrëmbyer nga uji.
Ura mbi lumin Kosi ishte e vetmja mundësi shpëtimi, dhe për të mos rrezikuar shembjen njerëzit kalonin dy e nga dy.
Ishte momenti kur burrë e grua dhe fëmija i tyre do të kalonin. Ura shembet duke rrëzuar në ujë gruan dhe fëmijën, të cilët më pas u rrëmbyen nga rrjedha e furishme e ujit.
Fshatarët arritën të shpëtonin të atin për të mos rënë, por nuk mundën të bënin asgjë për familjen e tij
Më shumë se 16 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e fundit në Azinë Jugor, ndërsa deri tani janë 150 të vdekur
https://youtu.be/jgYgN7wh5zE
