Moment tragjik: Shembet ura, nëna dhe fëmija mbyten në lum

Gazeta Dita
Është momenti më i tmerrshëm kur nënë e bijë mbyten në lumë, pasi ura iu shemb poshtë këmbëve.

Ngjarja është regjistruar në distriktin Ararias në Indi.

Ura lidhte dy fshatra dhe shumë familje të dëshpëruara po largoheshin nga një fshat për në një fshat tjetër pasi shtëpitë e tyre ishin rrëmbyer nga uji.

Ura mbi lumin Kosi ishte e vetmja mundësi shpëtimi, dhe për të mos rrezikuar shembjen njerëzit kalonin dy e nga dy.

Ishte momenti kur burrë e grua dhe fëmija i tyre do të kalonin. Ura shembet duke rrëzuar në ujë gruan dhe fëmijën, të cilët më pas u rrëmbyen nga rrjedha e furishme e ujit.

Fshatarët arritën të shpëtonin të atin për të mos rënë, por nuk mundën të bënin asgjë për familjen e tij

Më shumë se 16 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e fundit në Azinë Jugor, ndërsa deri tani janë 150 të vdekur

https://youtu.be/jgYgN7wh5zE

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *