Shorti i Ligës së Europës që vendosi përballë njëra-tjetrës Skënderbeun dhe Partizanin e Beogradit riktheu menjëherë në vëmendjen e dy tifozerive ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në të njëjtin stadium ku do të luajnë korçarët.
Kaq ka mjaftuar që të nisë edhe përballja e parë “virtuale” mes dy tifozerive.
Në përfundim të shortit, skuadra e Partizanit të Beogradit ka postuar në faqen e saj në Facebook ekipet që janë në të njëjtin grup me të.
Por brenda një kohe të shkurtër, tifozët shqiptarë kanë mësyrë në faqe, duke e kthyer atë në një hapësirë “kuqezi” me fotot dhe flamujt që kanë postuar apo edhe me komentet, ku spikatnin ato për Ballist Morinën.
Sapo u mësua përballja mes dy skuadrave njëra shqiptare dhe tjetra serbe, të shumta kanë qenë komentet dhe reagime në mediat sociale.

Si nga ana e tifozerisë shqiptare po ashtu dhe nga ana e tifozerisë serbe, kanë nisur “beteje”, me komente për sfidën Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit do të luajnë për “Europa League”, në Beograd.
Ndërkohë në faqen e Skënderbeut bien në sy kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë, të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.


Skenderbeu perfaqson krishterimin shqiptar,keshtu qe me Serbet jemi krushq nga vojsava dhe tu tregojm edhe ne edhe ata se mes nesh Ka vetem miqesi,tu tregojm kishat e kulturen ne korce e ata te na tregojn ato te beogradit!
Kosovaret mos han Mut shum e te na prishim miqesis!
duhet kujdes i madh dhe fjale te matura per te mos degjeneruar ne perplasje qe do te demtojne rende korcen dhe shqiperine