FOTO / Fillon lufta virtuale, tifozët shqiptarë përplasen me ata serbë

DITA Online

Shorti i Ligës së Europës që vendosi përballë njëra-tjetrës Skënderbeun dhe Partizanin e Beogradit riktheu menjëherë në vëmendjen e dy tifozerive ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në të njëjtin stadium ku do të luajnë korçarët.

Kaq ka mjaftuar që të nisë edhe përballja e parë “virtuale” mes dy tifozerive.

Në përfundim të shortit, skuadra e Partizanit të Beogradit ka postuar në faqen e saj në Facebook ekipet që janë në të njëjtin grup me të.

Por brenda një kohe të shkurtër, tifozët shqiptarë kanë mësyrë në faqe, duke e kthyer atë në një hapësirë “kuqezi” me fotot dhe flamujt që kanë postuar apo edhe me komentet, ku spikatnin ato për Ballist Morinën.

Sapo u mësua përballja mes dy skuadrave njëra shqiptare dhe tjetra serbe, të shumta kanë qenë komentet dhe reagime në mediat sociale.

Si nga ana e tifozerisë shqiptare po ashtu dhe nga ana e tifozerisë serbe, kanë nisur “beteje”, me komente për sfidën  Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit do të luajnë për “Europa League”, në Beograd.

Ndërkohë në faqen e Skënderbeut bien në sy kërcënimet me vdekje të tifozëve serbë, të cilët kanë postuar foto që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.

Share This Article
2 Comments
  • Skenderbeu perfaqson krishterimin shqiptar,keshtu qe me Serbet jemi krushq nga vojsava dhe tu tregojm edhe ne edhe ata se mes nesh Ka vetem miqesi,tu tregojm kishat e kulturen ne korce e ata te na tregojn ato te beogradit!
    Kosovaret mos han Mut shum e te na prishim miqesis!

  • duhet kujdes i madh dhe fjale te matura per te mos degjeneruar ne perplasje qe do te demtojne rende korcen dhe shqiperine

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *