Barcelona zyrtarizon blerjen e Ousmane Dembele

Ornela

Gjithçka është zyrtare. Barcelona dhe Borussia e Dortmund kanë arritur në një marërveshje për transferimin e Ousmane Dembele për 105 milionë euro plus bonuset.

Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe klauzola për prishjen e saj është 400 milionë euro.

Dembele do të mbërrijë në Barcelonë të dielën dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën në mëngjes.

Më pas do të bëhet edhe prezantimi i tij përpara mediave dhe tifozëve në Camp Nou.

Ousmane Dembele ka lindur në Francë më 15 maj 1997, dhe është një nga talentët më premtues në botë. Sulmuesi i krahut dallon për aftësitë e tij në triblim dhe shënimin e golit.

Ai vjen tek Barcelona pasi ka treguar aftësitë e tij tek ekipi i Rennes dhe Borussia Dortmund.

Share This Article
1 Comment
  • Me ne fund dhe Barcelona ia arriti qellimit : Te blej nje “Dembel-e” per 105 milion . Te na kishte kerkuar neve ti kishim dhene 100 per nje milione !!!
    Shpresojme qe te jete “dembel ” si Mesi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *