Gjithçka është zyrtare. Barcelona dhe Borussia e Dortmund kanë arritur në një marërveshje për transferimin e Ousmane Dembele për 105 milionë euro plus bonuset.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe klauzola për prishjen e saj është 400 milionë euro.
Dembele do të mbërrijë në Barcelonë të dielën dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të hënën në mëngjes.
Më pas do të bëhet edhe prezantimi i tij përpara mediave dhe tifozëve në Camp Nou.
Ousmane Dembele ka lindur në Francë më 15 maj 1997, dhe është një nga talentët më premtues në botë. Sulmuesi i krahut dallon për aftësitë e tij në triblim dhe shënimin e golit.
Ai vjen tek Barcelona pasi ka treguar aftësitë e tij tek ekipi i Rennes dhe Borussia Dortmund.

Me ne fund dhe Barcelona ia arriti qellimit : Te blej nje “Dembel-e” per 105 milion . Te na kishte kerkuar neve ti kishim dhene 100 per nje milione !!!
Shpresojme qe te jete “dembel ” si Mesi…