E mori në makinë për ta ndihmuar, e kërcënon me kaçavidë: Më jep paratë

Gazeta Dita

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pukës, pasi një hajdut ka kërcënuar shoferin e një automjeti për ta grabitur.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ku shoferi M.Ndoci mori autorin në fjalë në makinë për ta shoqëruar.

Por në fakt, ai ka nxjerrë kaçavidën duke e kërcënuar që t’i marrë paratë. Autori, i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim, ka marrë një sasi lekësh dhe eurosh.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

Share This Article
1 Comment
  • Kjo asht demokracia e lire.
    Hajduti i del per zot pareve te tjetrit ma shume se pronari i pareve.Hajduti,ose kryen krim ose perfundon i pajete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *