Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pukës, pasi një hajdut ka kërcënuar shoferin e një automjeti për ta grabitur.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vau i Dejës-Pukë, ku shoferi M.Ndoci mori autorin në fjalë në makinë për ta shoqëruar.
Por në fakt, ai ka nxjerrë kaçavidën duke e kërcënuar që t’i marrë paratë. Autori, i cili është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim, ka marrë një sasi lekësh dhe eurosh.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të situatës.

Kjo asht demokracia e lire.
Hajduti i del per zot pareve te tjetrit ma shume se pronari i pareve.Hajduti,ose kryen krim ose perfundon i pajete.