Protestë kundër prishjes së kullës të Prek Calit

DITA Online

 

Familja Cali proteston pas shembjes nga policia të mureve të kullës së Prek Calit.

Ata dënuan ndërhyrjen e policisë, e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin. “Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thonë ata.

Disa shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar kullën e për ta kthyer atë në një muze.

Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetarit i PD-së, Anton Kokaj.

Ai mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si “ç’njerëzor” duke përdhosur sipas tij “kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *