Familja Cali proteston pas shembjes nga policia të mureve të kullës së Prek Calit.
Ata dënuan ndërhyrjen e policisë, e cila me fadromë prishi muret të cilat kishin nisur të restauroheshin. “Kjo është vdekja e dytë që i ndodh Prek Calit dhe kullës së tij”, thonë ata.
Disa shqiptarë nga Amerika bënë të mundur mbledhjen e një fondi për të restauruar kullën e për ta kthyer atë në një muze.
Në mbështetje të tyre ishte edhe kryetarit i PD-së, Anton Kokaj.
Ai mbështeti protestën e banorëve të Vermoshit duke e cilësuar aktin e policisë si “ç’njerëzor” duke përdhosur sipas tij “kujtimin e patriotit më të madh të zonës së Kelmendit”.



