Kërcënimet e Koresë së Veriut/ Mijëra trupa të NATO-s përgatiten kundër raketave bërthamore

Gazeta Dita

Mijëra trupa ushtarake të NATO-s kanë zbritur në Skoci në një stërvitje të madhe për të praktikuar rrëzimin e raketave bërthamore.

Ndërsa përplasja me Korenë e Veriut po intensifikohet, Mbretëria e Bashkuar po pret trupat e NATO-s në stërvitjet e mëdha. Bombarduesit, anijet dhe mijëra trupa po marrin pjesë në stërvitje.

“Testet e Koresë së Veriut kanë treguar rrezikun që shtetet ‘mashtruese’ të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë”, tha në një deklaratë sekretari britanik i Mbrojtjes Michael Fallon.

“Duke e mbajtur këtë stërvitje në mbrojtje kundër raketave, Britania është në ballë të zhvillimit dhe një përgjigjeje më efektive ndaj këtij kërcënimi në rritje”, shtoi ai.

Stërvitja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e ajrit dhe raketave, e njohur si “Formidable Shield”, është duke u zhvilluar në rajonin Hebride në Ishujt Perëndimor.

Është hera e parë që ky lloj stërvitjeje është mbajtur në Evropë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *