Mijëra trupa ushtarake të NATO-s kanë zbritur në Skoci në një stërvitje të madhe për të praktikuar rrëzimin e raketave bërthamore.
Ndërsa përplasja me Korenë e Veriut po intensifikohet, Mbretëria e Bashkuar po pret trupat e NATO-s në stërvitjet e mëdha. Bombarduesit, anijet dhe mijëra trupa po marrin pjesë në stërvitje.
“Testet e Koresë së Veriut kanë treguar rrezikun që shtetet ‘mashtruese’ të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë”, tha në një deklaratë sekretari britanik i Mbrojtjes Michael Fallon.
“Duke e mbajtur këtë stërvitje në mbrojtje kundër raketave, Britania është në ballë të zhvillimit dhe një përgjigjeje më efektive ndaj këtij kërcënimi në rritje”, shtoi ai.
Stërvitja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e ajrit dhe raketave, e njohur si “Formidable Shield”, është duke u zhvilluar në rajonin Hebride në Ishujt Perëndimor.
Është hera e parë që ky lloj stërvitjeje është mbajtur në Evropë.
