Ndalohet Eduart Ndocaj, zbulohet përse akuzohet ish-deputeti “kaubojs”

Dita

Ish-deputeti Eduart Ndocaj është ndaluar dje në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës.

Mësohet se Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.

Mes të tjerash ai akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7”, me targa “FD498LJ”. Tashmë ndaj ish-deputeti rëndon akuza ‘Skemat mashtruese dhe piramidale’. Ndocaj, një biznesmen nga Lezha, jeton prej vitesh në Itali, ndërsa atje ushtruan edhe aktivitetin e tij. Në Vitin 2013, ai ishte Kandidat i PS për deputet në qarkun Lezhë. 

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Share This Article
5 Comments
  • Me t’a fut edhe debili Ndocaj nuk ka ku shkon me “mire”, italiani qenka me koqe dhe rrote, se down-i i Leshit.

  • E kaubojs kaubojs edhe tek tij qe kishim varur shpresat ne socialistet e Lezhes na le ne balte na dole leter me birë ose si i thona Ne ka Lezha i shpuem

  • Edhe ti z.nocaj? Ka pas ca zëra qe ti je marre me presintuta une kisha mi vendose dyja duart ne zjarr për ty. Jazëk te qofte

  • Deputete si Ndocaj jane tipike anadollake, por me teper te ben pershtypje ata qe e zgjodhen per deputet! Dhe njerezit ende u besojne krereve te partive! Fatkeqesisht, nje kosto qe po e paguajme te gjithe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *