Ish-deputeti Eduart Ndocaj është ndaluar dje në portin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës.
Mësohet se Ndocaj kërkohej nga Sektori i Krimit Ekonomik të Policisë së Lezhës, pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka vjedhur një shtetasi italian në Itali, shumën prej 78.000 € duke i premtuar një tender për shtrimin e një gazsjellësi në Shqipëri.
Mes të tjerash ai akuzohet se të njëjtit person i ka vjedhur një mjet tip “Audi Q7”, me targa “FD498LJ”. Tashmë ndaj ish-deputeti rëndon akuza ‘Skemat mashtruese dhe piramidale’. Ndocaj, një biznesmen nga Lezha, jeton prej vitesh në Itali, ndërsa atje ushtruan edhe aktivitetin e tij. Në Vitin 2013, ai ishte Kandidat i PS për deputet në qarkun Lezhë. 
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Me t’a fut edhe debili Ndocaj nuk ka ku shkon me “mire”, italiani qenka me koqe dhe rrote, se down-i i Leshit.
Paninen ti hash.
Qoftet…e kupton ti e kupton se qenke i zgjuar!
E kaubojs kaubojs edhe tek tij qe kishim varur shpresat ne socialistet e Lezhes na le ne balte na dole leter me birë ose si i thona Ne ka Lezha i shpuem
Edhe ti z.nocaj? Ka pas ca zëra qe ti je marre me presintuta une kisha mi vendose dyja duart ne zjarr për ty. Jazëk te qofte
Deputete si Ndocaj jane tipike anadollake, por me teper te ben pershtypje ata qe e zgjodhen per deputet! Dhe njerezit ende u besojne krereve te partive! Fatkeqesisht, nje kosto qe po e paguajme te gjithe!