Sa kohë njeriu është i gjallë,
i lidhur është me zinxhirë,
një re e zezë i nxin në ballë,
dhe asnjëherë nuk është i lirë.
Sa kohë frymë njeriu merr,
rri i hutuar në udhëkryq,
e vjen vërdallë si në një ferr,
çdo çast me veten është në gjyq.
E lodh-e tret paragjykimi,
e telikos mundim’ i jetës,
dhe frikacaku-edhe trimi,
në cep i rrinë të vërtetës.
Në skaj i rrinë të vërtetës,
në daç me hir-a me pahir,
kush ngjyen në pjatën e jetës,
në asnjë çast nuk është i lirë.
Nga mijëra fije mbahet lidhur,
i zhytur si né pus të thellë,
eh-jeta është pelin i hidhur,
ku korret fara që ke mbjellë.
Në paralele-meridianë,
veç himni i lirisë jehon,
të gjithë në buzë atë e kanë,
sepse liria u mungon…
Dhe mbreti më i madh në botë,
s’e ka lirinë e një trumcaku,
të një trumcaku krejt të kotë,
po që lirinë e ka-së paku.
Njeri-mos rri kaq larg varrezës,
ku prehet kurmi i njerëzisë,
e fundit ditë e jetëzezës,
është ditë e parë e lirisë.
A.DUKA

Gjeniale nga gjeniu
Bravo POET. KJo eshte nga te paktat poezi qe ma kane pelqyer