Shijak/ Mbante armë pa leje, arrestohet 37-vjeçari

Ornela

Në kuadër të aksioneve për identifikimin dhe kapjen e autorëve  që qarkullojnë më armë, policia e Shijakut e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë  të Tiranës, kanë arrestuar një 37-vjeçar.

Gjatë këtij aksioni është vënë në pranga, Selman Krasniqi 37 vjeç, banues në Shijak, ndërsa janë sekuestruar një armë automatike dhe një krehër me 20 fishekë.

Arrestimi i tij është bërë teksa po hynte në lokalin që kishte marrë më qera, ndërkohë vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *