Në kuadër të aksioneve për identifikimin dhe kapjen e autorëve që qarkullojnë më armë, policia e Shijakut e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, kanë arrestuar një 37-vjeçar.
Gjatë këtij aksioni është vënë në pranga, Selman Krasniqi 37 vjeç, banues në Shijak, ndërsa janë sekuestruar një armë automatike dhe një krehër me 20 fishekë.
Arrestimi i tij është bërë teksa po hynte në lokalin që kishte marrë më qera, ndërkohë vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë.
