I vuri flakën vetes me benzinë, humb jetën rrugës për në Tiranë 38 vjeçari

Leda Hysa

Mësohet se personi që i vuri flakën vetes ditën e sotme në mes të qytetit, quhet Elton Hodo, 38 vjeç banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan.

Ai ndërroi jetë rrugës për ne Tirane, ku u nis për trajtim më të specializuar, por nuk ia doli dot për shkak të  plagëve të rënda që kishte marrë nga zjarri.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë depresioni.

I riu kishte qenë emigrant ne Greqi për disa vite dhe kohët e fundit kishte kaluar depresion. Gjate kohës qe ishte ne Shqipëri ai kishte kërkuar vazhdimisht punë por nuk kishte gjetur asnjëherë.

Sot ne mesdite kishte blerë në një karburant 1 litër benzinë dhe u vetëdogj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *