Mësohet se personi që i vuri flakën vetes ditën e sotme në mes të qytetit, quhet Elton Hodo, 38 vjeç banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan.
Ai ndërroi jetë rrugës për ne Tirane, ku u nis për trajtim më të specializuar, por nuk ia doli dot për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga zjarri.
Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë depresioni.
I riu kishte qenë emigrant ne Greqi për disa vite dhe kohët e fundit kishte kaluar depresion. Gjate kohës qe ishte ne Shqipëri ai kishte kërkuar vazhdimisht punë por nuk kishte gjetur asnjëherë.
Sot ne mesdite kishte blerë në një karburant 1 litër benzinë dhe u vetëdogj.
