Socialisti Pandeli Majko e cilëson të papërgjegjshëm dhe të paprecedentë vendimin e qeverisë në detyrë për rritjen e pagave. Përmes një opinioni të shpërndarë në profilin e tij në Facebook. Ish-kryeministri Majko shprehet se vendimi i firmosur sot nga Berisha është kulmi i papërgjegjshmërisë, në kushtet ekonomike ku ndodhet vendi sot.
“Sot mësova që qeveria në detyrë (humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit) ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë.
Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër Financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?! Çfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për “premtimet e mbajtura” të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?!
Media njofton me shqetësim se Ministria e Financave sapo ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja. Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si “qeveri në detyrë””, shkruan Majko.
Deputeti socialist shprehet se në kushtet e mospasjes së një pasqyre reale të gjendjes financiare të shtetit, vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen.
“Banka Botërore dhe FMN kanë shprehur alarm për nivelin e borxhit publik të Shqipërisë dhe stabilitetin financiar të saj. Pyetjet janë shumë dhe të hidhura. Disa prej tyre janë:
Sa është borxhi i Shqipërisë? Si është bilanci i pagesave të shtetit shqiptar aktualisht?! Kush do përgjigjet para ligjit në se situata ekonomike e vendit po shkon drejt një paralize financiare?!
Kush mendon se luan të “zgjuarin” dhe “burrin e mirë” të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet!”, shprehet Majko.

Z. Majko ! Mendoni zgjidhje te tjera me te mencura, sepse kjo situate qe po krijon banda e korruptuar e qeveritareve (te cilet populli i hodhi ne koshin e plehrave), eshte kriminale. Thene me shqip Sali Berisha dhe te tijte po i bejne gropen sociale-politike e financiare Edi Rames me gjithe Ty e shoket e tjere.
Nepermjet kanaleve tuaja bejni thirrje institucioneve financiare europiane e boterore te vijne ne shqiperi.
Nese nuk ja delni dot, atehere bejini thirrje popullit te dale ne protesta kunder ketij hajduti e kesaj bande kriminale, tjja tregon vendin ku e ka ky plak karagjoz.
Edhe nje gje tjeter: Ilir Meta sikur te mos jetonte ketu, ka nisur nje fushate prezantimi e faktorizimi me ambasadoret e huaj dhe me presidentin, si fitues i ketyre zgjedhjeve. Nuk bie ere per mire kjo. “Fshati digjet dhe kurva krihet-i thone ne Tepelene.
po ju tepelensit çdo shtepi keni dy kurva
Faby ! Dashuria per Saliun te ka erresuar arsyen.
Gabohesh kur flet per tepelenen. Do te thote se nuk e njeh. Shtepite e tepelenes jane shquar se kane minimumi dy hamshore e jo dy kurva.
Edhe nje detaj i vogel, nese i referohemi historise, Ali Pashai, te cilin e di besoj se ishte nga tepelena, u be i famshem edhe per faktin se nuk duroi dot perdhunimin pa le te duronte kurverine.
Dy fjale per Majkon.
Mos dizinformo publikun,se cdo korrik paga minimale rritet,kjo jo se do marrin me shume leke ,por ka te beje me indeksin e minimumit jetik. Prandaj njohurite e zMajko jane nul sepse nuk ka punuar asnje dite,por punojme e paguajme ne per ata.Tundu Majko se le nam. Sa per thirrjet per te ngritur popullin,me duket se shihni endrra ne diell,o komentuesi harrun.Thirri njerezit te cohen e te punojne tokat se ngelen neper kafene gjithe diten….
Dy fjale per Besimin-pagat nuk ngrihen sic thua ti dhe sa per njerezit qe nuk punojne tokat dembele i beri Saliu jot mor zotni,apo dhe per dembelizmin eshqiptareve e ka fajin opozita sipas teje,
E sulmuan gazeten tema prap.
Alienetbe pd_ se.