Majko: Pezullim vendimeve të “premtimeve të mbajtura”

anazapta

Socialisti Pandeli Majko e cilëson të papërgjegjshëm dhe të paprecedentë vendimin e qeverisë në detyrë për rritjen e pagave. Përmes një opinioni të shpërndarë në profilin e tij në Facebook. Ish-kryeministri Majko shprehet se vendimi i firmosur sot nga Berisha është kulmi i papërgjegjshmërisë, në kushtet ekonomike ku ndodhet vendi sot.

“Sot mësova që qeveria në detyrë (humbëse e zgjedhjeve të 23 qershorit) ka marrë vendimin për rritjen e rrogave. Ky është një gjest i paprecedentë.

Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër Financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?! Çfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për “premtimet e mbajtura” të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?!

Media njofton me shqetësim se Ministria e Financave sapo ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja. Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si “qeveri në detyrë””, shkruan Majko.

Deputeti socialist shprehet se në kushtet e mospasjes së një pasqyre reale të gjendjes financiare të shtetit, vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen.

“Banka Botërore dhe FMN kanë shprehur alarm për nivelin e borxhit publik të Shqipërisë dhe stabilitetin financiar të saj. Pyetjet janë shumë dhe të hidhura. Disa prej tyre janë:
Sa është borxhi i Shqipërisë? Si është bilanci i pagesave të shtetit shqiptar aktualisht?! Kush do përgjigjet para ligjit në se situata ekonomike e vendit po shkon drejt një paralize financiare?!

Kush mendon se luan të “zgjuarin” dhe “burrin e mirë” të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e “premtimeve të mbajtura” duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet!”, shprehet Majko.

Share This Article
6 Comments
  • Z. Majko ! Mendoni zgjidhje te tjera me te mencura, sepse kjo situate qe po krijon banda e korruptuar e qeveritareve (te cilet populli i hodhi ne koshin e plehrave), eshte kriminale. Thene me shqip Sali Berisha dhe te tijte po i bejne gropen sociale-politike e financiare Edi Rames me gjithe Ty e shoket e tjere.
    Nepermjet kanaleve tuaja bejni thirrje institucioneve financiare europiane e boterore te vijne ne shqiperi.
    Nese nuk ja delni dot, atehere bejini thirrje popullit te dale ne protesta kunder ketij hajduti e kesaj bande kriminale, tjja tregon vendin ku e ka ky plak karagjoz.
    Edhe nje gje tjeter: Ilir Meta sikur te mos jetonte ketu, ka nisur nje fushate prezantimi e faktorizimi me ambasadoret e huaj dhe me presidentin, si fitues i ketyre zgjedhjeve. Nuk bie ere per mire kjo. “Fshati digjet dhe kurva krihet-i thone ne Tepelene.

    • Faby ! Dashuria per Saliun te ka erresuar arsyen.
      Gabohesh kur flet per tepelenen. Do te thote se nuk e njeh. Shtepite e tepelenes jane shquar se kane minimumi dy hamshore e jo dy kurva.
      Edhe nje detaj i vogel, nese i referohemi historise, Ali Pashai, te cilin e di besoj se ishte nga tepelena, u be i famshem edhe per faktin se nuk duroi dot perdhunimin pa le te duronte kurverine.

  • Dy fjale per Majkon.
    Mos dizinformo publikun,se cdo korrik paga minimale rritet,kjo jo se do marrin me shume leke ,por ka te beje me indeksin e minimumit jetik. Prandaj njohurite e zMajko jane nul sepse nuk ka punuar asnje dite,por punojme e paguajme ne per ata.Tundu Majko se le nam. Sa per thirrjet per te ngritur popullin,me duket se shihni endrra ne diell,o komentuesi harrun.Thirri njerezit te cohen e te punojne tokat se ngelen neper kafene gjithe diten….

  • Dy fjale per Besimin-pagat nuk ngrihen sic thua ti dhe sa per njerezit qe nuk punojne tokat dembele i beri Saliu jot mor zotni,apo dhe per dembelizmin eshqiptareve e ka fajin opozita sipas teje,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *