Rrezikon të ndërpritet procesi i votimit në disa qendra votimi në Tetovë, pasi në Malësinë e Sharrit prej 40 minutash disa fshatra nuk kanë energji elektrike.
Nga Komisioni Komunal Zgjedhor thonë se kanë tentuar të kontaktojnë me EVN, por akoma nuk është dhënë një përgjigje konkrete.
Nëse nuk zgjidhet ky problem rrezikon të ndërpritet votimi, pasi mungesa e energjisë elektrike e bën të pamundur votimin.
