Rrezikon të pritet procesi i votimit në Tetovë

Leda Hysa

Rrezikon të ndërpritet procesi i votimit në disa qendra votimi në Tetovë, pasi në Malësinë e Sharrit prej 40 minutash disa fshatra nuk kanë energji elektrike.

Nga Komisioni Komunal Zgjedhor thonë se kanë tentuar të kontaktojnë me EVN, por  akoma nuk është dhënë një përgjigje konkrete.

Nëse nuk zgjidhet ky problem rrezikon të ndërpritet votimi, pasi mungesa e energjisë elektrike e bën të pamundur votimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *