Fier/ I ngacmoi punonjësen, pronari plagos 27 vjeçarin

Leda Hysa

Një person me iniciale S.Ç, 27 vjeç është plagosur me mjete prerëse në një lokal në qytetin e Fierit.

Është arrestuar nga policia pronari i lokalit, Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.

Sipas policisë, personi në fjalë ka plagosur me thikë S.Ç, pasi sipas pronarit, 27 vjeçari i ka ngacmuar punonjësen e lokalit.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje  dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *