Një person me iniciale S.Ç, 27 vjeç është plagosur me mjete prerëse në një lokal në qytetin e Fierit.
Është arrestuar nga policia pronari i lokalit, Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.
Sipas policisë, personi në fjalë ka plagosur me thikë S.Ç, pasi sipas pronarit, 27 vjeçari i ka ngacmuar punonjësen e lokalit.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.
