Malaj: U largova vetë nga forumet drejtuese të PS

anazapta

Ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj, thotë se është vetëlarguar nga forumet drejtuese të kësaj partie. Përmes profilit të tij në Facebook, Malaj thotë se do të përmbushë detyrimet si deputet deri në shtator, ndërsa më pas do të jetë i angazhuar në jetën akademike dhe studimore për politikat publike dhe mirëqeverisjen.

“Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve, duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Për detyrimet mirënjohëse ndaj socialistëve dhe vendit tim kam shumë mundësi konkrete t’i përmbush me dashuri dhe përgjegjshmëri”,  shkruan Malaj.
Në vendin e Malajt në kryesinë socialiste është propozuar deputeti i Librazhdit, Taulant Balla. Njoftimi u bë dje gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste nga kryetari Rama.

 

Share This Article
5 Comments
  • Eshte fatkeqesi te largosh Malajn nga PS.
    Nje drejtues i mencur dhe nje komitet drejtues i tille,mund ta tregojne se sa vlere kane me nje oferte te vlere.
    Malaj i nevoitet PS.

  • Sikterisjen nga politika te ben-piramides e quaj si nje nga arritjet me te mira te mencurise se njerezve.

  • Po kur u largove vete cdo shko shoqero kacin dhe tosin se po i fshijne lotet sales se dhe emrin se meritoni me germa te medha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *