Ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj, thotë se është vetëlarguar nga forumet drejtuese të kësaj partie. Përmes profilit të tij në Facebook, Malaj thotë se do të përmbushë detyrimet si deputet deri në shtator, ndërsa më pas do të jetë i angazhuar në jetën akademike dhe studimore për politikat publike dhe mirëqeverisjen.
“Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve, duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Për detyrimet mirënjohëse ndaj socialistëve dhe vendit tim kam shumë mundësi konkrete t’i përmbush me dashuri dhe përgjegjshmëri”, shkruan Malaj.
Në vendin e Malajt në kryesinë socialiste është propozuar deputeti i Librazhdit, Taulant Balla. Njoftimi u bë dje gjatë mbledhjes së Asamblesë Socialiste nga kryetari Rama.

Eshte fatkeqesi te largosh Malajn nga PS.
Nje drejtues i mencur dhe nje komitet drejtues i tille,mund ta tregojne se sa vlere kane me nje oferte te vlere.
Malaj i nevoitet PS.
Hajduti Malaj është në kupolën e mafies Nano- Meta- Berisha.
Ka vend Malaj,tek Shpella e Viçidolit!
Sikterisjen nga politika te ben-piramides e quaj si nje nga arritjet me te mira te mencurise se njerezve.
Po kur u largove vete cdo shko shoqero kacin dhe tosin se po i fshijne lotet sales se dhe emrin se meritoni me germa te medha.