Nënkomisari Gjergj Azisllari i cili ishte arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës është lënë i lirë nga gjykata.
Azisllari ushtronte detyrën e specialistit në Hetimin e Krimeve të Rënda dhe për të gjykata ka vendosur masën me “Detyrim paraqitje” për llogari të hetimeve.
Specialisti i hetimeve në Krimet e Rënda akuzohet se ka pajisur me armë Gerti Nderjaku në shkelje të plotë të ligjit .
Ndërkaq, Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
