U arrestua për shpërdorim detyre, gjykata liron nënkomisar Azisllarin

Leda Hysa

Nënkomisari Gjergj Azisllari i cili ishte arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës është lënë i lirë nga gjykata.

Azisllari ushtronte detyrën e specialistit në  Hetimin e Krimeve të Rënda dhe për të gjykata ka vendosur masën me “Detyrim paraqitje” për llogari të hetimeve.

Specialisti i hetimeve në Krimet e Rënda akuzohet se ka pajisur me armë Gerti Nderjaku në shkelje të plotë të ligjit .

Ndërkaq, Gjykata e Shkallës së Parë  kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *