Kërcënohet familja në Kurbin, i vendosin eksploziv në banesë

Leda Hysa

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurëz të Kurbinit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë e cila është në ndërtim.

Si pasojë e shpërthimit  ka pasur vetëm dëme materiale pasi banesa është e zhvendosur larg prej të tjerave në zonë, ndërsa janë dëmtuar pjesërisht muret dhe një pjesë e soletës.

Banesa në të cilën ndodhi shpërthimi i përket familjes me mbiemër Kastrati, dhe kreu i familjes shtetasi F.K është emigrant në Itali.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit dhe pse është kërcënuar familja Kastrati./ l.h dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *