Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurëz të Kurbinit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë e cila është në ndërtim.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale pasi banesa është e zhvendosur larg prej të tjerave në zonë, ndërsa janë dëmtuar pjesërisht muret dhe një pjesë e soletës.
Banesa në të cilën ndodhi shpërthimi i përket familjes me mbiemër Kastrati, dhe kreu i familjes shtetasi F.K është emigrant në Itali.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit dhe pse është kërcënuar familja Kastrati./ l.h dita
