Presidenti Ilir Meta kërkoi nga autoritete e Maqedonisë hetim dhe proces gjyqësor transparent për rastin e Kumanovës.
Duke mos theksuar konkretisht nevojën e hetimit ndërkombëtare për këtë rast, Meta në konferencën e përbashkët me homologun e tij Ivanov tha se hetimi duhet të kalojë në proces me standarde Evropiane.
“Shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të këtij procesi të gjykimit të jenë sa më transparente dhe sipas gjithë standardeve Evropiane. Shpresoj që edhe autoritetet e Maqedonisë e veçanërisht ato gjyqësore do të jenë të interesuar për të demonstruar standarde Evropiane, përderisa anëtarësimi në BE dhe NATO është një qëllim i përcaktuar i Maqedonisë”, deklaroi Meta.
