Meta në Maqedoni: Hetim transparent për rastin “Kumanova”

Leda Hysa

Presidenti Ilir Meta kërkoi nga autoritete e Maqedonisë hetim dhe proces gjyqësor transparent për rastin e Kumanovës.

Duke mos theksuar konkretisht nevojën e hetimit ndërkombëtare për këtë rast, Meta në konferencën e përbashkët me homologun e tij Ivanov tha se hetimi duhet të kalojë në proces me standarde Evropiane.

Shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të këtij procesi të gjykimit të jenë sa më transparente dhe sipas gjithë standardeve Evropiane. Shpresoj që edhe autoritetet e Maqedonisë e veçanërisht ato gjyqësore do të jenë të interesuar për të demonstruar standarde Evropiane, përderisa anëtarësimi në BE dhe NATO është një qëllim i përcaktuar i Maqedonisë”, deklaroi Meta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *