Shpërblimet e fundvitit/ Qeveria fond 18 milionë $ për pensionistët

Ornela

Brenda muajit dhjetor qeveria do të shpërndajë të gjitha shpërblimet e fund vitit për pensionistët. Sipas deklaratës së Ministrit të Financave, Aben Ambetaj fondi për shpërblimet do të jetë 18 milionë dollarë. Këtë deklaratë ministri Ahmetaj e bëri gjatë debatit në Komisionin e Ekonomisë.

Burime nga qeveria konfirmojne se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim. Vendimi i posaçëm për shpërblimet do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ku pritet që përfitues të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.

“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.

Brenda muajit dhjetor, qeveria do të mbyllë edhe dëmshpërblimin e këstit të 8-të për kategorinë parësore të ish-të përndjekurve. Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se fondi prej 352 milionë lekësh shlyen 100 për qind këstin e 8-të të kategorisë parësore.

 

Share This Article
3 Comments
  • Cdo shperblim, sidomos per pensionistet, eshte nje lajm i gezuar! Por, me duhet te them, se nuk e di cfare ndodhi kete vit, pasi vitin qe shloi, ata u shperblyen dyfishin e kesaj shume? A mos, ekonomia eshte me e dobet? Kam frike se eshte kjo e dyta, sepse nuk mund ta shpjegoj ndryshe, pavaresisht se askush nuk merr persiper te na sqaroje!

  • Si nuk ju ndate bolshevizmit ju te ripjelljes..Ne as edhe ne nje vend te botes demokratike , nuk ndahet lemoshe per tu dukur , per pensionistet e lene pas dore ,e qe talleni ,,ashtu si ne Shqiperi .

  • Bravo per vendimin qe edhe kete fundvit pensionistet te perfitojne nga shperblimet, eshte me shume vend vemendja qe po tregohet ne kete periudhe ndaj moshes se trete, vendim shume i drejte ndaj respekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *