Brenda muajit dhjetor qeveria do të shpërndajë të gjitha shpërblimet e fund vitit për pensionistët. Sipas deklaratës së Ministrit të Financave, Aben Ambetaj fondi për shpërblimet do të jetë 18 milionë dollarë. Këtë deklaratë ministri Ahmetaj e bëri gjatë debatit në Komisionin e Ekonomisë.
Burime nga qeveria konfirmojne se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim. Vendimi i posaçëm për shpërblimet do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, ku pritet që përfitues të jenë edhe familjet me ndihmë ekonomike.
“Rriten me 1.8 miliardë lekë kontributet nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017. Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve me një efekt neutral për deficitin”, shpjegoi ministri i Financave.
Brenda muajit dhjetor, qeveria do të mbyllë edhe dëmshpërblimin e këstit të 8-të për kategorinë parësore të ish-të përndjekurve. Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se fondi prej 352 milionë lekësh shlyen 100 për qind këstin e 8-të të kategorisë parësore.

Cdo shperblim, sidomos per pensionistet, eshte nje lajm i gezuar! Por, me duhet te them, se nuk e di cfare ndodhi kete vit, pasi vitin qe shloi, ata u shperblyen dyfishin e kesaj shume? A mos, ekonomia eshte me e dobet? Kam frike se eshte kjo e dyta, sepse nuk mund ta shpjegoj ndryshe, pavaresisht se askush nuk merr persiper te na sqaroje!
Si nuk ju ndate bolshevizmit ju te ripjelljes..Ne as edhe ne nje vend te botes demokratike , nuk ndahet lemoshe per tu dukur , per pensionistet e lene pas dore ,e qe talleni ,,ashtu si ne Shqiperi .
Bravo per vendimin qe edhe kete fundvit pensionistet te perfitojne nga shperblimet, eshte me shume vend vemendja qe po tregohet ne kete periudhe ndaj moshes se trete, vendim shume i drejte ndaj respekte.