FOTO: Vdekja e pabesueshme e kozmonautit të parë viktimë e një programi hapësinor

editor

Kjo është historia thuajse e pabesueshme e kozmonautit të pare në histori viktimë e një programi hapësinor.

Ai quhej Valentin Bondarenko dhe u vra gjatë një stërvitje trajnimi në mars të vitit 1961.

Ekzistenca e tij ishte e panjohur në Perëndim deri në vitin 1982.

Gjatë një ushtrimi mbi izolimin e një dhome presioni, Bondarenko bëri një gabim fatal.

Pas heqjes së një sensori mjekësor dhe pastrimit të lëkurës së tij me alkool, ai hodhi pambukun e përdorur mbi një pjatë të cilën po e përdorte për të pirë çajin e tij të ngrohtë.

Pambuku mori flakë dhe dhoma me përbërje njëqind për qind oksigjen u përfshi menjëherë nga zjarri.

Për shkak të vakuumit  u deshën rreth 30 minuta për të hapur derën.

Bondarenko, asokohe 24 vjeç dhe babai i një fëmije, ndërkohë ishte shkrumbuar i tëri.

n.s. / dita

Bondarenko me familjen
Mbetjet e trupit të Bondarenkos
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *