Kjo është historia thuajse e pabesueshme e kozmonautit të pare në histori viktimë e një programi hapësinor.
Ai quhej Valentin Bondarenko dhe u vra gjatë një stërvitje trajnimi në mars të vitit 1961.
Ekzistenca e tij ishte e panjohur në Perëndim deri në vitin 1982.
Gjatë një ushtrimi mbi izolimin e një dhome presioni, Bondarenko bëri një gabim fatal.
Pas heqjes së një sensori mjekësor dhe pastrimit të lëkurës së tij me alkool, ai hodhi pambukun e përdorur mbi një pjatë të cilën po e përdorte për të pirë çajin e tij të ngrohtë.
Pambuku mori flakë dhe dhoma me përbërje njëqind për qind oksigjen u përfshi menjëherë nga zjarri.
Për shkak të vakuumit u deshën rreth 30 minuta për të hapur derën.
Bondarenko, asokohe 24 vjeç dhe babai i një fëmije, ndërkohë ishte shkrumbuar i tëri.
n.s. / dita


