PS, Bele: KQZ celulë e PD-së

anazapta

 Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me vendin që KQZ  mori sot për hapjen e të gjitha kutive të votimit për qarkun e  ezhës. Në një prononcim për “News 24”, nënsekretari për çështje ligjore të PS-së, Koli Bele tha se vendimi hedh dyshime mbi transparencën e procesit teksa akuzoi KQZ si celulë të PD.  “Vendimi i marrë nga KQZ para pak minutash ishte  vendim i papritur për nga mënyrë si u mor dhe momenti procedural që zgjodhi KQZ, pasi ishim në shqyrtimin e kërkesës për PS për pavlefshmëri. KQZ mori vendimin në bazë të mesazheve të drejtuesve të PD. Është e turpshme që edhe në periudhën e tranzicionit, KQZ sillet si celulë e PD”, theksoi Bele.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit, Bele tha se edhe pse nga hapja e kutive në 10 QV pati parregullsi në favor të tyre, PS është kundër shkeljes së ligjit dhe parregullsive ndaj kërkoi shpalljen e pavlefshme të votimit në Qarkun e Lezhës dhe ripërsëritjen e procesit. “Parregullsitë ne i shohim në dëm të procesit apo shkelje të ligjit dhe PS nuk mbron shkelësit e ligjit këto parregullsi janë një shkak më shumë në favor të asaj që kemi thënë ndaj kemi kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritjen e votimit në këtë qark. Fitorja jonë ka qenë e pastër dhe e thellë dhe nuk ka pse të ishte ndryshe në qarkun e Lezhës”. Bele dha se nuk ka arsye pse procesi të zgjatet përtej afateve të parashikuara në Kushtetutë teksa shtoi se besonte se gjithçka do të përfundojë në ditët në vijim.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *