Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me vendin që KQZ mori sot për hapjen e të gjitha kutive të votimit për qarkun e ezhës. Në një prononcim për “News 24”, nënsekretari për çështje ligjore të PS-së, Koli Bele tha se vendimi hedh dyshime mbi transparencën e procesit teksa akuzoi KQZ si celulë të PD. “Vendimi i marrë nga KQZ para pak minutash ishte vendim i papritur për nga mënyrë si u mor dhe momenti procedural që zgjodhi KQZ, pasi ishim në shqyrtimin e kërkesës për PS për pavlefshmëri. KQZ mori vendimin në bazë të mesazheve të drejtuesve të PD. Është e turpshme që edhe në periudhën e tranzicionit, KQZ sillet si celulë e PD”, theksoi Bele.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit, Bele tha se edhe pse nga hapja e kutive në 10 QV pati parregullsi në favor të tyre, PS është kundër shkeljes së ligjit dhe parregullsive ndaj kërkoi shpalljen e pavlefshme të votimit në Qarkun e Lezhës dhe ripërsëritjen e procesit. “Parregullsitë ne i shohim në dëm të procesit apo shkelje të ligjit dhe PS nuk mbron shkelësit e ligjit këto parregullsi janë një shkak më shumë në favor të asaj që kemi thënë ndaj kemi kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritjen e votimit në këtë qark. Fitorja jonë ka qenë e pastër dhe e thellë dhe nuk ka pse të ishte ndryshe në qarkun e Lezhës”. Bele dha se nuk ka arsye pse procesi të zgjatet përtej afateve të parashikuara në Kushtetutë teksa shtoi se besonte se gjithçka do të përfundojë në ditët në vijim.
