FOTO: 1937, kur Naimi rivarrosej në Tiranë (dhe një monument i zhdukur)

editor

Kjo fotografi është bërë në vitin 1937.

Tregon një moment nga ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Naim Frashërit.

Pikërisht më 1937 ato u sollën në Tiranë nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane.

3 vjet më pas, një varr monumental për Naimin u ndërtua në oborrin e madh të Kryegjyshatës.

Për fat të keq në 1967, kur institucionet fetare u mbyllën dhe eshtrat e Naim Frashërit u nxorën sërish për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit, varri monumental u shkatërrua.

Sipas dëshmive, ishte i gjithi në mermer të bardhë dhe mbi të qenë vendosur simbole bektashiane dhe një shqiponjë e madhe dykrerëshe e gdhendur.

Në foto shihen autoritetet fetare të kohës, midis të cilëve kryegjyshi Sali Njazi Dedei, i cili u vra në 28 nëntor 1940 në një atentat.

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Ka nje gabim teknik. Naim Frasheri eshte varrosur ne 1937 ne Shqiperi por edhe ne periudhen e fashizmit italian eshte bere nje ceremoni dhe eshte ndertuar nje varr-monument. Foto ne kete rast eshte e ceremonise ne kohen e fashizmit ( viti nuk me kujtohet 1940 apo 1941) dhe shikohen qe bejne roje femijet me uniforme te “balilave”qe ishin para-rinia fashiste ( si me thene Fatosat)….tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *