Kjo fotografi është bërë në vitin 1937.
Tregon një moment nga ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Naim Frashërit.
Pikërisht më 1937 ato u sollën në Tiranë nga Stambolli dhe u varrosën pranë Kryegjyshatës Bektashiane.
3 vjet më pas, një varr monumental për Naimin u ndërtua në oborrin e madh të Kryegjyshatës.
Për fat të keq në 1967, kur institucionet fetare u mbyllën dhe eshtrat e Naim Frashërit u nxorën sërish për t’u vendosur në varrin e përbashkët me vëllezërit e tij Abdyl dhe Sami në Kodrat e Liqenit, varri monumental u shkatërrua.
Sipas dëshmive, ishte i gjithi në mermer të bardhë dhe mbi të qenë vendosur simbole bektashiane dhe një shqiponjë e madhe dykrerëshe e gdhendur.
Në foto shihen autoritetet fetare të kohës, midis të cilëve kryegjyshi Sali Njazi Dedei, i cili u vra në 28 nëntor 1940 në një atentat.
n.s. / dita


Ka nje gabim teknik. Naim Frasheri eshte varrosur ne 1937 ne Shqiperi por edhe ne periudhen e fashizmit italian eshte bere nje ceremoni dhe eshte ndertuar nje varr-monument. Foto ne kete rast eshte e ceremonise ne kohen e fashizmit ( viti nuk me kujtohet 1940 apo 1941) dhe shikohen qe bejne roje femijet me uniforme te “balilave”qe ishin para-rinia fashiste ( si me thene Fatosat)….tung
9 prill 1940 sipas gazetes ” Tomorri”
Po pse keta bektashet kane qene me fashizmin? Aa, ndoshta dhe Ilir Meta.
Pse nuk ka katolike atje,apo nuk kishte akoma ate fuqi qe ka sot.
Vetem Prift dhe Hoxhe nga Kostandinopoli.